Hani qepë, përfitimet shëndetësore prej tyre janë të mëdha
Qepët përmbajnë enzime të fuqishme që luftojnë kancerin.
Konsumimi i qepës ndihmon në zvogëlimin e rrezikut nga kanceri i prostatës dhe ezofagut, e gjithashtu është i lidhur me zvogëlimin e vdekshmërisë nga sëmundja koronare e zemrës.
Hulumtimet sugjerojnë se qepa gjithashtu ndihmon duke mbrojtur stomakun nga kanceri.
Qepët përmbajnë sulfide që ndihmojnë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut dhe kolesterinës
Gjithashtu përmbajnë edhe peptide, që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të eshtrave, duke stopuar humbjen e kalciumit dhe të mineraleve tjera të eshtrave.