Hapen apo nuk hapen shkollat më 13 shtator?

Tani për tani nuk ka ndryshuar asgjë. Sipas vendimit të mëhershëm, viti i ri shkollor duhet të fillojë më 13 shtator.

Kjo u vendos sot në mbledhjen e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, për Klan Kosovën ka deklaruar se në mbledhje të gjitha institucionet kanë raportuar për zhvillimet.

“Mbledhja është përfunduar, kishte raportim të institucioneve. Tani për tani, mbetet në fuqi vendimi për shkollat, ndërsa ditëve në vijim do të monitorohet ecuria e situatës epidemiologjike. Tani për tani, mbesin në fuqi masat nga vendimet e fundit të Qeverisë lidhur me COVID-19”, ka thënë Hoti.