Hapën varrin për të marrë arin nga trupi i të vdekurit
Dukuria e plaçkitjes së varrezave, nuk është e panjohur. Diçka e tillë, por më trishtuese se kaq, ka ndodhur edhe në Kumanovë.
Atje, Prokuroria Themelore ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të cilët në bashkëveprim dyshohet të kenë kryer veprën penale – ‘vjedhja e rëndë’ nga neni 236 paragrafi 1 pika 1 lidhur me nenin 19 dhe nenin 22 të Kodit Penal, raporton TS.
Dy 30-vjeçarë dhe një 32-vjeçar, të gjithë nga Kumanova, së bashku dhe me marrëveshje paraprake, natën ndërmjet datës 9 dhe 10 tetor, në varrezat e qytetit në Kumanovë, kanë tentuar t’i sekuestrojnë sendet e luajtshme të personave të tjerë me synimin për përvetësimin e tyre në mënyrë të paligjshme.
Me mjete dore dhe lopata, ata e heqin pllakën e mermerit që mbulonte njërin prej varreve dhe pastaj fillojnë të gërmojnë tokën derisa arrinë te arkivoli ku ndodhej trupi i të ndjerës J.F.
Ata hapën arkivolin dhe filluan të kontrollonin trupin për të gjetur bizhuteri ari, pasi dyshohet se ishte varrosur me ar, por nuk gjejnë asgjë.

