Hapet aplikimi për shtesa të fëmijëve dhe lehona
Aplikimi për Shtesa për fëmijë e lehona do të jetë i hapur nga data 1 – 10, ashtu që pagesat çdo muaj të ekzekutohen në datën e paraparë.
Aplikimin mund ta bëni këtu: https://ekosova.rks-gov.net/
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton përfituesit e skemave pensionale dhe sociale se datat për pagesa janë si në vijim:
Pensionet e rregullta: data 15 e çdo muaji.
Pensionet e veteranëve: data 20 e çdo muaji
Skemat sociale: data 30 e çdo muaji.
Shtesat për fëmijë: data 25 e çdo muaji.
Shtesat për lehona: data 25 e çdo muaji.


 
 
						 
						