Hapet dhe një klasë e re shqipe në Kantonin Vaud
Në Aigle të Kantonit Vaud në Zvicër është hapur edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e diasporës.
Në klasën e re shqipe, mësuese është Ardita Abazi, ndërkaq nga kjo javë pritet që të bashkohen dhe nxënës të tjerë.
Mësimi shqip në shkollën e kësaj komune zhvillohet çdo të shtunë.
Ambasada e RSH-së në Zvicër përfiton nga rasti t’u urojë suksese të mëtejshme nxënësve dhe mësueses Ardita Abazi!

