Hapet konkurs për rekrutimin e 612 ushtarëve aktivë në FSK

Ministria e Mbrojtjes ka shpall sot konkur për rekrutimin e 612 ushtarëve aktivë dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë të FSK-së.

Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të rinjtë e të rejat se mundësia e konkurrimit është për të gjithë të interesuarit, nga mosha 18 – 25 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës.

Konkursi është i hapur prej 15.12.2022 deri më 15.01.2023.

Ministria e Mbrojtjes garanton proces të drejtë dhe transparent, në zbatueshmëri të plotë të procedurave dhe kritereve ku do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve.

Ministria e Mbrojtjes mirëpret aplikacione të të gjithëve me inkurajim të vajzave e grave dhe të gjithë të rinjve e të rejave pa dallim nga përkatësia e tyre etnike.

Videon informuese për konkursin përkatës mund ta shikoni në linkun në vijim: