Hapet kufiri Kosovë-Shqipëri, vërshohet nga veturat Vërmica
Pas një periudhe gati tre mujore, shkaku i pandemisë, sot është rihapur kufiri Kosovë-Shqipëri. Në pikën kufitare në Vërmicë, janë parë radhë të veturave dhe qytetarëve duke pritur hyrjen në Shqipëri.
Vendimi për hapjen e pikave kufitare u mor në mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë në detyrë.
Pikat kufitare të cilat janë rihapur sot janë: Merdare, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë dhe Jarinje.
Vendimi për mbylljen e kufijve ishte marrë më 13 mars të këtij viti në kuadër të masave mbrojtëse nga COVID-19. /mediafokus.info

