Hapet ‘Vjeshta letrare’ e Gjilanit

Sot me 16.10.2021 filloi manifestimi kulturor ”Vjeshta letrare e Gjilanit” 2021, e cila do të zgjasë deri në mesin e muajit dhjetor 2021.

Moderatorja Xhezide Selimi e hapi këtë manifestim kulturor duke i përshëndetur të pranishmit me këto fjalë: Artdashës e krijues, derisa gjithandej nëpër Kosovë mbretëron heshtje zgjedhore, Ars Clubi “Beqir Musliu” dhe kjo Shtëpi Libri – Biblioteka Jonë, nuk heshtim por, e fillojmë edicionin e 12-të të Manifestimit tradicional “Vjeshta letrare e Gjilanit”, në rrethana dhe kushte anti-covid, siç ishim e jemi në këto dy vite por, të pandalshëm…

Ju dëshirojmë mirëseardhje dhe çaste të bukura më këtë manifestim maratonë, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në Kosovë.

Pastaj një fjalë rasti e mbajti shkrimtarit Sabit Rrustemit si kryetarë i Asr Clubit „Beqir Musliu“, njëherit edhe organizator.

Në fillimin e hapjes kryetari i Ars Clubi ”Beqir Musliu” Sabit Rrustemi i përshëndeti të panishmit dhe ju dëshiroj mirëseadhje dhe filloi prezantimin e veprimtarisë letrare të Ars Clubit “Beqir Musliu” si dhe botimin e revistës “Agmia”.

Kjo ngjarje kulturore u hap edhe me poetën e re gjilanase Bleona Arifi, e cila këto ditë botoi veprën poetike “DHEMBJEN LERMA MUA”.

Për vlerat e librit folën Arsim Halili, si dh u lexua punimi i redaktores së librit të shkrimtarës Albina Idrizi. Deklamimin e poezive e bëri moderatorja Xhezide Selimi.

Dhe për fund para të pranishmëve u paraqit autorja e librit Bleona Arifi, e cila shprehu falenderim për pjesmarrjen në promovimin e librit të sajë me dëshirë që manifestimi të vazhdoj me publikimin edhe në këtë kohë pandemie.