Haradinaj e zyrtarizon kandidaturën e Agim Zuzakut për kryetar të Gjilanit
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka zyrtarizuar kandidaturën e Agim Zuzakut për kryetar të Gjilanit, raporton Mediafokus.info.
Këtë e ka bërë të ditur përmes faqes së tij në Faebook.
“Prita në takim kolegun tim, kryetarin e ri të AAK-së në Gjilan, Agim Zuzaku. Shkëmbyem mendime për planet e Aleancës në Anamoravë dhe në nivel vendi. Po ashtu, kam kënaqësinë të ju informoj se kandidat për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, do të jetë Agim Zuzaku. Duke u bazuar në punën e tij si ish-drejtor i Zhvillimit Ekonomik, dhe si profesionist i ekonomisë, them se qytetarët e Gjilanit janë me fat që kanë një kandidat të tillë si Agimi. Anamorava në përgjithësi, e Gjilani veçmas, janë prekur direkt nga qeverisja e Aleancës. Urime Agim!”, ka shkruar Haradinaj.
Agim Zuzaku është zgjedhur ditë më parë në krye të Aleancës në Gjilan.
Ndryshe, AAK është partia e parë në Gjilan që e zyrtarizon kandidatin për kryetar Komune në zgjedhjet e ardhshme./Mediafokus.info/

