Haradinaj kritikon Konjufcën: S’na dhe as plan për qeverisje, as listë të ministrave
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij në seancën ku pritet të hidhet në votim, Glauk Konjufca, e ka kritikuar këtë të fundit se nuk ia ka dorëzuar Kuvendit të Kosovës as listën me emrat e kabinetit qeveritar dhe s’ka prezantuar një plan qeverisës.
Haradinaj ka thënë se Konjufca e ka përmendur vetëm vitin 2026, ndërkohë s’ka folur fare për 2027, 2028 e vitet tutje.
“S’dha as listë me emra dhe as plan program qeverisës”, ka thënë Haradinaj.
Kreu i AAK-së, ia ka numëruar Konjufcës projektet e papërfunduara gjatë qeverisë Kurti II, përfshirë rrugën për Mitrovicë, për Gjilan, për Pejë e për Gjakovë.
Ndër të tjera, Haradinaj tha se Konjufca gjatë fjalimit të tij s’e përmendi fare luftën kundër korrupsionit.

