Haradinaj merr pjesë në varrimin e kushëririt të Sali Berishës

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në varrimin e kushëririt të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Sot në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sulejman Berishës, të cilin kam pasur nderin ta njoh për së afërmi, në kohën më të vështirë për Kosovën.

Baca Sulejman, kushëri i afërt i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kullën e tij në Tropojë e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së.

Me kalimin e tij në amshim, familja humbi të dashurin e tyre kurse Kosova një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, ka shkruar Haradinaj.