Haradinaj pyet Kurtin: Kush është tash ‘Baba i Tenderëve’
Deputeti Ramush Haradinaj, në seancën e sotme parlamentare i është drejtuar me dy pyetje kryeministrit Kurti, në lidhje me Nexhat Krasniqin, ish-shefin e prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës.
“Kryeministër, kam pyet tre ministra të juaj, atë të Drejtësisë, të Transportit dhe Minsitrin e Rendit, për babën e tënderëve për një kryehajn që emrin e ka Nexhat Krasniqi, sipas këtyre tre ministrave. I pyes çdo seancë, nuk më kanë dhënë përgjigje, kur kam qenë kryeministër i kam respektu si deputetë, ju kam dhënë përgjegje jam interesu për pyetjet e tyre, e kam gjetë kush është personi dhe ka rezultu se ai është largu nga puna. Tani nuk e di të vërtetën e ketij njeriu, por po ju pyes ju a e dini për Nexhat Krasniqin, që më kanë pyet tre ministrat e juaj, a është Nexhati ende kryekriminel, baba i tenderëve, ku e di unë, apo është i mirë ai. Apo ju kryeministër dhe tre ministrat e juaj jeni më të këqi se Nexhati. Do të ju shkruaj edhe letër për ketë”.

