Haradinaj: Ramës ia prisha planin serbomadh

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka sulmuar ashpër kryeministrin shqiptar, Edi Rama, pas kritikave të këtij të fundit.

Në një status në profilin e tij në Facebook, lideri i AAK’së ka thënë se Ramës ia prishi planin serbomadh.

Ja reagimi i Haradinaj:

I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh.

Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.

Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori./MediaFokus/