Haradinaj shau me nënë derisa po largohej nga takimi me Kurtin?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ftoi në takim gjatë mëngjesit të sotëm udhëheqësit e partive opozitare parlamentare. Por kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka lënë takimin në gjysmë dhe ky largim duket se nuk është bërë pa fjalë (Kujdes, teksti mban fjalë që nuk janë për secilën audiencë).

Haradinaj ishte i vetmi udhëheqës opozitar që e pranoi takimin me Kurtin para rreth tri javëve dhe në të ishte diskutuar propozimi franko-gjerman. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi, e kishin refuzuar.

Sidoqoftë, në takimin e sotëm ishin të tre liderët në zyren e Kurtit dhe Haradinaj përsëri e ‘veçoi’ veten nga dy të tjerët.

Haradinaj la në gjysmë takimin duke u larguar demonstrativisht nga takimi.

Ai shkroi më pas në Facebook duke thënë se Kurti “mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizonte kërkesën e tyre.”

Ishte fjala për kërkesën personale të Sekretarit amerikan Antony Blinken për shtyrjen e afatit të vendimit për targa për 10 muaj.

“Nëse vazhdon qishtu, ja q*ve nanën venin dhe vetit,” – ishte fjalia që Haradinaj i kishte thënë Kurtit në largim e sipër, sipas Nacionales.