Haradinaj: Si komunë kufitare, Hani i Elezit ka nevojë për mbështetje dhe zhvillim

Në 2005 pata marrë vendim per krijimin e Komunës së Hanit të Elezit. Sot, gjatë vizitës sonë në Han të Elezit, së bashku me strukturat e Aleancës dhe qytetarët, rikujtuam rrugëtimin e kësaj komune.

Si kryeministër, isha i vendosur që Hani i Elezit të bëhej komunë, edhe pse shumëkush më kundërshtonte.

Sot, shumë prona që dikur duhej t’i ktheheshin Hanit të Elezit janë kthyer, një fitore për të gjithë qytetarët.

Si komunë kufitare, Hani i Elezit ka nevojë për mbështetje dhe zhvillim. Duhet të shndërrohet në një zonë moderne, sepse eshte pasqyra e parë për këdo që hyn në Kosovë.

Për këtë arsye kemi përzgjedhur kandidatë kompetentë dhe të përgjegjshëm.

Listës së Aleancës i prin Menduh Vlashi, i dëshmuar si në përpjekjet për liri por edhe në shtetndërtim.

Ai ka pranë një ekip të mrekullueshëm kandidatësh për Asamble, që do të punojnë për zhvillim dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.

Dritë për Hanin e Elezit
AAK174