Harry Bajraktari mohon raportimin se po lobon për t’i zënë vendin Osmanit, i shpreh mbështetjen për mandatin e dytë
Aktivisti shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari ka mohuar kategorikisht pretendimet e gazetarit Xhemajl Rexha se ai po lobon në Shtetet e Bashkuara kundër Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe se synon t’ia zërë vendin në postin e shefes së shtetit.
Ai shton se ka qenë dhe mbetet mbështetës i Presidentes aktuale të vendit. “Unë e kam mbështetur publikisht Presidenten Vjosa Osmani dhe vazhdoj të qëndroj pas vlerësimit tim se, ajo është kandidatja e duhur për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës.”
Bajraktari më tej tha se angazhimi i tij politik dhe qytetar është i lidhur vetëm me forcimin e shtetit të Kosovës. “Gjatë gjithë jetës sime jam angazhuar për forcimin e institucioneve të Kosovës. Siç e kam theksuar edhe më herët, për mua KOSOVA ËSHTË MBI GJITHÇKA!”

