Harry flet për ciklin e ‘dhimbjeve dhe vuajtjeve’ dhe mënyrën (e gabuar) si e rriti princi Charles
Princ Harry së fundmi foli për një cikël “dhimbjesh dhe vuajtjesh” në familjen mbretërore dhe la të kuptohet se është kritik ndaj mënyrës se si e rriti i ati, princi Charles.
Në podcastin “Armchair Expert” në një bisedë me aktorin Dax Shepard, duka i Sussex-it tha:
“Kur bëhet fjalë për prindërimin, nëse kam përjetuar ndonjë formë të dhimbjes ose vuajtjes për shkak të dhimbjeve dhe vuajtjeve që ndoshta babai im ose prindërit e mi kanë përjetuar, do të përpiqem ta prish këtë cikël në mënyrë që të mos e përcjell [te im bir].”
“Ne si prindër duhet të përpiqemi shumë që të themi, ‘e di çfarë, do të sigurohem që kjo që më ndodhi mua, mos të të ndodhë edhe ty’,” shtoi ai, shkruan anabelmagazine.
Princ Harry u shpreh se i ati e rriti atë në mënyrën se si ishte rritur vetë.
“Nuk e dija, nuk e kuptova derisa papritmas bëra pjesëzat bashkë dhe thashë ‘Ok, këtu është ai në shkollë, kjo më ndodhi mua, unë e di këtë për jetën e tij’. E di që është i lidhur me prindërit dhe do të thotë se më ka trajtuar ashtu siç është trajtuar. Kështu që si mund ta ndryshoj unë këtë për fëmijët e mi?”

