Harta e coronavirusit mund të përfshijë edhe Vushtrinë

Deri më tani në Kosovë rezultojnë 13 raste të konfirmuara me coronavirus, ndërkohë që pacinetë të tjerë janë në testim dhe prej tyre ka mundësi të rezultojë i infektuar edhe ndonjë tjetër.

Dyshohet se një rast nga Vushtria, e cila deri tani ishte zonë e pastër, mund të konfirmohet pozitiv.

Gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Vushtrrisë për paraqitur një rast si i dyshuar për koronaviros.

Ky person tashmë gjendet në Klinikën Invektive të QKUK’së ku po pret rezultatet pas marrjes së mostrave nga ana e zyrtarëve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Në një deklaratë të zyrtarëve nga Vushtrria iu bëhet thirrje qyetatrët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre si dhe t`i ndjekin rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë./mediafokus.info