Hasallari tregon si e mbrojtën elezhanasit presidentin Rugova nga disa policë serbë
Veprimtari nga Hani i Elezit, Zylbehar Hasallari tregoi për disa etapa të veprimtarisë së tij.
Mes tjerash u bisedua edhe për kontributin e tij ndaj presidentit Ibrahim Rugova dhe rëndësisë që e kishte Hani i Elezit në ato kohë të vështira politike e jetësore.
Pavarësisht okupimit, dhunës, represionit që ndodhte çdo ditë, në Kosovë ekzistonin disa veprimtarë, e shumë qytetarë që ishin të gatshëm ta jepnin kontributin e tyre në çfarëdo forme.
Kështu kishin vendosur edhe disa banorë të Hanit të Elezit në krye me Hasallarin, ku në njërën prej atyre ditëve të vështira në okupim vendosën të bëheshin mburojë për presidentin Rugova.
Krejt kjo pasi disa policë serbë, kur nuk ishte ende kufiri zyrtar i caktuar, kishin bërë një vend ku qëndronin me rroba ushtarake e të armatosur.
Në njërën prej ditëve kur Rugova kishte shkuar në Han të Elezit, këta serbë i kishin nxjerrë probleme, duke i kërkuar që të dilte nga makina dhe të shoqërohej nga ta.
Por, si kishin arritur banorët e Hanit të Elezit së bashku me Hasallarin e Merovcin ta mbronin presidentin Rugova, mund ta dëgjoni në videon në vijim.

