Hasan Aliu: Gjatë rrugëtimit tim politik kam bërë përpjekje që të jem në nivelin e përgjegjësisë
Hasan Aliu nga Remniku kandidon në këto zgjedhje për asamble komunale në Viti, ku ai aktualisht është nënkryetar i Komunës.
Kandidatura e Hasanit i bënë nder komunës së Vitisë dhe qytetarëve të saj. Ai ka një bagazh të respektueshëm politik dhe atdhetar dhe vjen nga një familje me tradita patriotike, siç ishte ajo e Hasan Alisë (Remniku), një luftëtar i paepur për liri dhe të drejta kombëtare.
‘Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë, të kandidosh është privilegj e të zgjidhesh është përgjegjësi…Kam bindjen se gjatë rrugëtimit tim politik kam bërë përpjekje që të jem në nivelin e përgjegjsisë…Oferta dhe dëshira ime edhe kësaj here është që të më jepni besimin Tuaj!
Ju jeni ATA që vendosni. VITIA PËR TË GJITHË.
Me plotë respekt!
#LDK160✅
#Sokol Haliti✅
#Hasan Aliu 2 ✅


 
 
						 
						