Hasan Bunjaku vjen me librin e parë “Një gjakim i pafat”
Sapo doli nga shtypi libri NJË GJAKIM I PAFAT i autorit Hasan Bunjaku, veteran i gazetarisë anamoravase.
Një prozë e rrallë dokumentari mbi fatin e një familje (lagjeje e katundi) që realisht ishte dhe fati i mijëra familjeve të tilla brenda një njëqindvjetëshi që e përcollëm.
Mund të quhet pa fije mëdyshje edhe roman dokumentar, çfarë realisht i ka munguar jo vetëm letërsisë sonë po edhe historisë njëshekullore të këtij populli.
Autori Hasan Bunjaku, me një përvojë prej shumë dekadash si në fushën e letërsisë, ashtu dhe të gazetarisë, përmbush një mision sa fisnik, aq dhe atdhetar, duke ia dhuruar këtij populli pjesën më sublime të një familjeje shqiptare që e përjetoi përgjatë një qëndrese të pashembullt për të mbetur në trojet e veta stërgjyshore.
NJË GJAKIM I PAFAT, si një libër i rrallë, mund ta gjeni në Panairin e 23-të të Librit, “Prishtina 2023”, në stendën e Shtëpisë botuese “Beqir Musliu”, nga data 6 – 11 qershor, te Pallati i Rinisë.
