Hasani: Besoj që opozita do ta votonte Glauk Konjufcën, Bekim Jasharin ose Blerim Shalën për President
Profesori Enver Hasani, thotë se Albin Kurtit i konvenon që ta propozojë Glauk Konjufcën për postin e Presidentit të Kosovës.
I pyetur në Konfront të KTV-së rreth emrave që po lakohen për këtë post, përfshirë Glauk Konjufcën, Bekim Jasharin dhe Blerim Shalën, Hasani thotë se ‘beson që të tre kanë gjasa reale’.
“Besoj që të tre këta emra kanë gjasa reale. Mendoj shumë më shumë se Vjosa Osmani, secili prej tyre. Pra, po flas për vota.
Por logjika e pushtetit e do. Pak ka logjikë pse duhet Kurti me ia dhënë mandatin dikujt që nuk është i partisë së tij, në këtë rast zotit Konjufca. Pse me ua dhënë të tjerëve, kjo s’ka lidhje me sakrificë.
Besoj që për t’i ikë zgjedhjeve, opozita do ta votonte Glaukun. Bekim Jasharin e kishin votu këta të luftës që të gjithë, e po ashtu edhe zotin Shala besoj që e kishin votu njëjtë”, thotë Hasani.

