Hasani: Kur u sëmura, disa kolegë ishin gëzuar e kishin festuar
Megjithatë, Hasani thotë se kishte dëgjuar se disa kolegë në Universitetin e Prishtinës ishin gëzuar kur e kishin marrë vesh që ishte diagnostikuar me sëmundje.
Hasani thotë se ishte befasuar kur kishte dëgjuar se kolegë të cilëve iu kishte ndihmuar të avancoheshin në UP dhe që madje ua kishte punësuar edhe gratë në universitet, ishin gëzuar dhe kishin festuar kur kanë dëgjuar për sëmundjen e tij.

