Haset duke vozitur me 109 km/h në zonën e kufizuar
Policia në Gjilan, me datën 05.09.2023 në kuadër të zbatimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë.
Në këtë pikë të kontrollit ka hasur një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h duke vozitur me shpejtësi 109 km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba prej 300 euro, tri pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.
