Haxhi Avdyli e jep lajmin e madh: Këtë javë votohet kryeparlamentari

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haxhi Avdyli nëemisionin Dpt te Fidani në Klan Kosova, ka thënë se këtë javë do të votohet Kryeparlamentari.

Ai ka thënë se ekzistojnë votat Brenda PDK-së e LDK-së, që do ta zhbllokojnë sipas tij procesin.

“Kjo javë që po fillon ka me pru rezultate, dhe lajme pozitive. Tash s’muj me thane nesër, por këtë javë. Këtë javë do ta kemi Kryeparlamentarin. Ka lëvizje positive nga deputetë të veçant. Nuk muj me.. z.Lutfi Haziri ka thënë në një television që nëse i bëjmë 60 vota e imja do të jetë e 61-ta, pastaj është edhe një deputet në PDK.” – tha Avdyli.