Haxhi Shala e vajton shkarkimin e djalit, e quan Vjosa Osmanin fundërrinë
Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, ka reaguar në orët e para të mesnatës duke e quajtur ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin, fundërrinë.
Ai me këtë rast, ia uroi ditëlindjen djalit të tij, Flakron Shalës, i cili pardje (më 24 nëntor), u emërua konsull në Pragë të Çekisë, e për të cilin Osmani tha sot se do ta shfuqizojë vendimin.
Shala ka thënë se lirinë e djalit të tij dhe të Kosovës po e njollosni fundërrinat e ngjitura në kulmin e shtetit, duke aluduar në Vjosa Osmanin.
“Flakron biri im kur ti linde para 25 vite unë jetoja refugjatin dhe Kosova lëngonte nga robëria serbe. Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe te Kosovës po e njollosin fundrrinat e ngjitura në kulmin e shtetit. Flakron flakro kudo qe je me dashurinë për atedheun tonë Kosoven! Urime ditëlindja”, shkroi Shala në facebook.

