Haxhiu: Deputetët votuan për interesat e oligarkëve
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët nuk e votuan projektligjin për ndryshimin e ligjit për automjete, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Haxhiu përmes një shkrimi në facebook ka thënë se deputetët e kishin shansin që me votën e tyre t’i japin një goditje monopolit dhe zhvatjes që po iu bëhet deputetëve.
Sipas saj, ata votuan për interesat e oligarkëve e jo të qytetarëve.
“Deputetët e Kuvendit sot e patën shansin që me votën e tyre t’i japin goditjen monopolit dhe zhvatjes që po u bëhet qytetarëve. Kjo ishte e mundur nëse të njëjtit do ta ngritnin dorën lartë për të votuar projektligjin për heqjen e homologimit! Por ata sërish nuk votuan për interesat e qytetarëve por për interesat e oligarkëve”, ka shkruar Haxhiu./Mediafokus.info/

