Haxhiu e kënaqur me punën e Qeverisë Hoti: 100 ditë mirëqeverisje
E kënaqur me qeverisjen 100 ditëshe të kryeministrit Avdullah Hoti është shprehur sot deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu, raporton Mediafokus.info.
Haxhiu than ë seancën e sotme se ka një mirëqeverisje gjatë këtyre katër muajve dhe se koalicioni qeverisës është stabil.
“Kuvendi jep kritika dhe sugjerime mirëpo duhet ta pranojmë faktin për mirëqeverisje në kushte dhe rrethana të vështira për shkak të pandemisë që u ballafaqua edhe vendi ynë. Tani për sektorë të veçantë mendoj se secili ka hapësirë dhe nevojë për përmirësime, por ajo që dua të them është se për këto 100 ditë të qeverisë nuk kemi afera korruptive, që për mua është esenciale. Nuk kemi kritka të mëdha për të mos punës”, tha Haxhiu./Mediafokus.info/

