Haxhiu: Koncept-dokumenti për vettingun, gati deri në muajin gusht

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë raportimit sot në Komisionin për Integrimeve Evropiane, tha se koncept-dokumenti për vettingun në drejtësi do të jetë gati deri në muajin gusht të këtij viti.

Krahas kësaj, ajo tha se synojnë që në shtator të miratojnë Projektligjin për konfisikimin e pasurisë së paligjshme.

Haxhiu para deputetëve tha se ditëve të ardhshme do të miratohet në ekzekutiv edhe strategjia për sundimin e ligjit.