Haziri: 1000 veprimtarë të LDK në Gjilan janë aktivizuar për fitoren e madhe
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, që është edhe kryetar i Degës së kësaj paartie në Gjilan, ka thënë se 1000 veprimtarë të LDK në Gjilan janë aktivizuar për fitoren e madhe.
Përmes një statusi në Facebook, Haziri ka bërë të ditur se është formuar Shtabi Zgjedhor i kësaj partie në Gjilan, të cilit do t’i prijë ai.
Postimi i plotë:
Sonte, bashkë me strukturat e LDK’së në Gjilan, kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, mbajtëm takimin mobilizues për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Afro 1000 veprimtarë dhe veprimtare janë aktivizuar dhe kanë nisur angazhimin në terren dhe po punojnë me entuziazëm të paparë.
Prej sonte, e kemi funksionalizuar Shtabin Zgjedhor, të cilit do t’i prijë me kënaqësi drejt fitores së madhe për Gjilanin e Republikën.
Lista për deputetë do të jetë reprezentative dhe me integritet të lartë moral e profesional. Bashkë do t’i zgjedhim njerëzit më të mirë të Gjilanit. LDK është e madhe. Urime zgjedhjet!

