Haziri: 22 vjet më parë u bë realitet ëndrra shekullore e shqiptarëve
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në 22-vjetorin e hyrjes së forcave të NATO’s, ka thënë se për shumëkënd liria dukej utopi.
Haziri ka shkruar se 22 vjet më parë, bë realitet ëndrra shekullore e shqiptarëve.
“Për shumëkënd deri më 12 qershor 1999 liria dukej utopi, por sot 22 vjet më parë, ëndrra shekullore e shqiptarëve të Kosovës u bë realitet. Falënderim dhe respekt deri në gjunjëzim heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit, të cilët u sakrifikuan për këto ditë të bardha të lirisë. Falënderim i madh ushtarëve, popullit dhe shtetit të aleatëve të Ibrahim Rugovës, për Lirinë, Pavarësinë e Demokracinë e Kosovës!”, ka shkruar Haziri./mediafokus.info/

