Haziri: 29 vjet nga Referendumi, Kosova Lindore amanet!

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka kujtuar 29-vjetorin e Referendumit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët votuan për bashkangjitjen me Kosovën, raporton Mediafokus.info.

Me këtë rast, Haziri ka thënë se duhet njohur kjo e drejtë e shqiptarëve, derisa ka publikuar foton nga vizita në Nasalcë të Bujanocit, në vitin 2018.

“Kosova Lindore, amanet!”, ka shkruar Haziri.

Postimi i plotë:

Sot 29 vjet nga shprehja e vullnetit përmes Referendumit, ku qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kanë votuar për të drejtën e bashkëngjitjes Republikës amë, që është Kosova.

Ky vullnet politik ka mbetur i pa-implementuar, përkundër luftës së UÇPMB-së, Marrëveshjes së Konçulit dhe proceseve tjera që kanë kaluar shqiptarët e lindjes së Kosovës.

Unë e mbështesë këtë vullnet dhe në vitin 2013 e kam sponsorizuar Rezolutën në Kuvendin e Republikës, e cila ka qenë gjithëpërfshirëse dhe është votuar nga të gjitha partitë politike shqiptare. Kosova Lindore, amanet!