Haziri: Anamorava gati për rikthimin e madh të LDK-së dhe kthimin e kujdesit në investime

Nënkryetari i LDK-së dhe kandidati për deputet i cili mban numrin 5 në listën zgjedhore, Lutfi Haziri, ka zhvilluar një takim me krerët e degëve të kësaj partie në komunat e Anamoravës.

Ai ka thënë se Anamorava është gati për rikthimin e madh të LDK-së dhe kthimin e kujdesit në investime.

Postimi i plotë:

Anamorava gati për rikthimin e madh të LDK-së dhe kthimin e kujdesit në investime

Gjilani, si kryeqendra e Anamoravës, bashkë me Vitinë, Kamenicën, Novobërdën e Kllokotin, në takim koordinues për rikthimin e madh të LDK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Po punojmë me unitet të plotë me strukturat tona me zotimin e madh për kthimin e kujdesit në investime për projektet zhvillimore të kësaj pjese të Kosovës.

Gjilani e Anamorava janë braktisur nga qeveria, por jo nga LDK!

LDK, besë dhe shpresë për Anamoravën dhe Kosovën!

#LDK123
#ZgjidhShpresen