Haziri: Arbëri, besë e shpresë për Gjilanin
Nenkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shkruar në superlativ për kandidatin për Gjilanin, Arbër Ismajli, duke thëne se është besë dhe shpresë për Gjilanin.
Postimi i plotë:
Më 12 tetor, qytetarët do t’ia kthejnë besimin e udhëheqjen gjilanasve, jo bedelëve
Deri tani kemi realizuar më shumë se 500 takime me qytetarët dhe mbështetja e tyre ndaj Arbërit dhe Listës Kandiduese të LDK-së, është impresive e motivuese.
Edhe kandidatët për Asamble, të mbështetur maksimalisht nga strukturat e partisë, po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në terren, duke realizuar qindra takime ditore dorë më dorë e shtëpi për shtëpi, duke treguar kulturë të lartë politike e qytetarie, ballëhapur, me integritet e dinjitet.
LDK do të aplikoj qeverisje të mirë, të hapur e me transparencë të plotë ndaj qytetarëve, për t’ia rikthyer shpresën Gjilanit dhe dimensionin e një kryeqendre politike, ekonomike, të arsimit, kulturës, sportit e të sigurisë.
Kjo anarki administrative në katër vitet e fundit në Komunën e Gjilanit, pa kryetar, pa buxhet, pa miq, pa donatorë dhe e përjashtuar nga të gjithë, është bërë e padurueshme. Ky ishte mandat i humbur për Gjilanin.
Më 12 tetor do të ndodhë rikthimi i madh i LDK-së, qytetarët do t’ia kthejnë besimin e udhëheqjen gjilanasve, e jo bedelëve.
Ai po vjen. Besë dhe shpresë për Gjilanin!
#GjilaniPertej
#BashkePerGjilan
#ArberIsmajli113

