Haziri: Besoj që Vjosa Osmani s’do të kalojë lehtë në listën e LVV’së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, është i bindur që Vjosa Osmani nuk do të kalojë lehtë në listën e Lëvizjes Vetëvendosjes më 14 shkurt, raporton Mediafokosu.info.

Haziri ka thënë se i vjen keq që Osmani nuk është më në LDK.

“Më vjen keq që është larguar nga LDK, por mendoj që s’do të kalojë lehtë në një listë politike çfarë është LVV.  Përvoja nga dalja e atyre që e kanë humbur besimin në LDK tregon se fillimisht mund të dëmtohet partia, por në politika afatgjate mund të dëmtohen vetë ata që dalin. Mendoj që s’do të kalojë lehtë në një listë politike çfarë është LVV”, ka thënë Haziri për Euronews Albania, transmeton Mediafokus.info.

Për më tepër, Haziri tha se Osmani e theu ideologjinë mbi çka është ndërtuar, duke kaluar në një parti të qendrës së majtë.

“Zonja Osmani e humbi besimi  në LDK, duke u thirr në një vendim të Këshillit të Përgjithshëm për lirimin nga detyra e nënkryetares. Unë kam qenë zë kundërshtues në këtë vendim. Por, një gjë duhet të theksohet se zonja Osmani është ndërtuar në konceptin e qendrës së djathtë. Pra, ajo e theu ideologjinë, parimi  kryesor mbi çka është ndërtuar…”, tha ka theksuar nënkryetari i LDK’së./Mediafokus.info/