Lutfi Haziri: Çështja e presidentit është tejkaluar
Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike e Kosovës, pas takimit të grupeve punese me Lëvizjen Vetëvendosje, tha se çështja e presidentit është tejkaluar.
Ndarja e përgjegjësive, struktura e qeverisë janë çështje që do të diskutohen në ditët në vazhdim nga liderët e partive.
“Nuk ka çështje që e parandalon arritjen e marrëveshjes”, tha Haziri, raporton RTK.

