Haziri do të tregohet i durueshëm për t`u bërë kryetar i LDK-së
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për situatën aktuale në parti. Në këtë mënyrë, ai ka treguar nëse e pretendon vendin e Isa Mustafës.
Edhe sa do të presë ai për të drejtuar LDK’në?
“Nuk e kisha quajt pritje. E kisha quajt mundësi, ndoshta sepse në këtë rresht të madh të rugovizmit dhe të qenit rugovist dhe përfaqësuesi i LDK’së duhet me pas durim mbi të gjitha. Durimi është vlerë. Për t`u zgjedhur diku duhet me qendru besnik, lojal”, tha Haziri në Kanal10 te emisioni ‘kokë më kokë’ i Adelina Ismailit, përcjellë express.
“Jam mundu me u tregu i durueshëm dhe me tregu krejt atë mundësi timen që familja e madhe që është ndërtua në Kosovë e që është rugovizmi mos me leju me degjeneru”, shtoi Haziri.
Ndërkohë ai është i bindur se në zgjedhjet e radhës do e kthejnë Podujevën. Humbjen e LDK’së atje, ai e quan aksidentale.
“Ka qenë aksident. LDK’ja e ka fitu LDK’në. S’ka qenë garë në mes të LDK’së dhe një partie tjetër”, ka thënë Haziri.

