Haziri e zbulon se çka i tha Ibrahim Rugova: Republikën po e ndërtojmë…

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka ndarë një rrëfim personal për një bisedë që kishte pasur vite më parë me ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në paraqitjen e tij në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Haziri tha se Rugova e kishte këshilluar për rëndësinë e përfshirjes së të gjithëve në ndërtimin e shtetit.

“Unë jam një prej atyre të parëve që (Ibrahim Rugova) më ka thënë në Gjilan, dëgjo, ne jemi të interesuar me bë fitore solide, jo fitore të madhe. U ka thënë edhe votuesve të LDK-së. Votoni edhe ata. Mua, në një takim të ngushtë me pak njerëz, më ka thënë, ‘Dëgjo, pavarësisht sa fitojmë ne, duhet me i marrë e me i vendos të gjithë brenda në shtëpi, sepse këtë shtëpi që po e ndërtojmë, republikën po e ndërtojmë, po e ndërtojmë për të gjithë. Duhet me i eduku meshkujt, burrat e gratë, se shtëpia mbahet bashkë. Nëse mbeten në rrugë, këta kallin”, u shpreh Haziri ti ketë thënë Rugova.