Haziri falënderon kuvendarët e Gjilanit për miratimin unanim të pakos lehtësuese për bizneset
Pas miratimit të pakos lehtësuese për bizneset nga ana e kuvendarëve të Gjilanit, kreu i Komunës, Lutfi Haziri, i ka falënderuar për vendimin unanim, pozitë-opozitë.
Postimi i plotë i Hazirit:
Në Gjilan situata është pak më ndryshe. Dallimet politike kemi ditur gjithmonë t’i shkrijmë kur ka qenë interesi madhor. I falënderoj kuvendarët të cilët në formë unanime, pozitë-opozitë, miratuan pakon e masave lehtësuese për bizneset, pas gjendjes së rënduar si pasojë e pandemisë #COVID19.
Pakoja ka të bëjë me lirimin nga pagesa për këtë vit të të gjitha bizneseve që kanë në shfrytëzim hapësira komunale dhe që i përdorin ato për nevoja biznesore, lirimin nga pagesa për pranim teknik të lokalit për bizneset e reja si dhe lirimin nga pagesa e qirasë mujore për vitin 2021 të bizneseve që shfrytëzojnë lokale në pronësi komunale, përfshirë edhe banesat.

