Haziri: Hashim Thaҫin e kemi zhvendosur nga Zyra e Kryeministrit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se merita e kësaj partie është që Hashim Thaҫin e kanë zhvendosur nga Zyra e Kryeministrit, shkruan Mediafokus.info.
“Antithaҫizmin e kemi instalu në vitet 2010-2013. Kemi ndërtu politika antithaҫiste, ndërkaq në 2014 e kemi shkaktu VLAN’in. Askush s’ka besu që Hashim Thaҫi e lëshon Zyrën e Kryeministrit dhe pranon të bëhet zëvendës i Isa Mustafës”, ka deklaruar Haziri për T7.
Por, ai tha se kjo politikë antithaҫiste i ka kushtuar LDK dhe LVV, meqë, sipas tij, e ka mobilizuar elektoratin e PDK’së, në zgjedhjet e fundit.
“Kadri Veseli po mundohet me u ba lider në këpucët e Hashim Thaҫit. Kadria s’ka lidhje me këtë punë, ani pse po mundohet me dofar reforma sepse Hashim Thaҫi është lider shpirtëror i PDK”, ka shtuar Haziri./Mediafokus.info/

