Haziri: Hetimet për Banjskën s’varen nga Beogradi

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin “Politiko” ka komentuar takimin në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Sipas tij, Serbia e përfaqëson shkollën e vjetër politike dhe se hetimet për Banjskën nuk varen nga Beogradi.

“Ajo që do të ndodh me hetimet dhe rastin e 24 shtatorit nuk varet nga Serbia, Serbia dhe kryetari i tyre e përfaqëson shkollën e vjetër politike, dhe janë në pozitita nacionaliste të tyre që mendojnë se mundet me u shit përtej Beogradit kjo situatë, krejt ajo çka presim në raport me 24 shtatorin është që Serbia kome hy në obligime që nuk mundet me qenë strehues i terrorizmit edhe mbështetës i terrorizmit në të njejtën kohë”, tha ai në Kanal10.