Haziri: Hyseni i VV-së e bllokoi stadiumin e Gjilanit, prej 7.6 milionë në 15 milionë kosto për renovim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar për projektin e stadiumit të Gjilanit që do të duhej të përfundonte në vitin 2022, shkruan Gazeta Infokus.

Haziri përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë treguar se si kryetari I Gjilanit Alban Hyseni bashkë me nivelin qëndror e bllokuan këtë proces si dhe e dyfishuar koston.

Ai shkroi se Hyseni kishte premtuar rrejshëm që ky projekt të përfundonte për 12 muaj por që edhe pas tre vitesh ende nuk është nënshkruar ndonëjë kontratë për rifillimin e punimeve.

Lajme
Haziri: Hyseni i VV-së e bllokoi stadiumin e Gjilanit, prej 7.6 milionë në 15 milionë kosto për renovim, këta do të mbahen mend vetëm se si kanë dashur ta kurdisin tenderin

Autori: Gazeta inFokus
18:40 | 01 November 2024
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar për projektin e stadiumit të Gjilanit që do të duhej të përfundonte në vitin 2022, shkruan Gazeta Infokus.

Haziri përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë treguar se si kryetari I Gjilanit Alban Hyseni bashkë me nivelin qëndror e bllokuan këtë proces si dhe e dyfishuar koston.

Ai shkroi se Hyseni kishte premtuar rrejshëm që ky projekt të përfundonte për 12 muaj por që edhe pas tre vitesh ende nuk është nënshkruar ndonëjë kontratë për rifillimin e punimeve.

“Si e bllokoi Hyseni i VV-së bashkë me nivelin qendror Stadiumin dhe si e dyfishuan koston ;për ta kurdisur tenderin? Projekti i Stadiumit të Gjilanit, i filluar më 23 tetor 2017, do të duhej të përfundonte në vitin 2022. Sa për rikujtim, Hyseni i VV-së premtoi rrejshëm se do ta përfundojë brenda 12 muajve, dhe as pas tre vitesh, ende nuk është nënshkruar kontrata për rifillimin e punimeve. Ai, së bashku me nivelin qendror, vazhdojnë ta bllokojnë këtë projekt, pasi fillimisht njëanshëm e më pastaj në marrëveshje të plotë me kompaninë ka bërë këtë shkëputje, duke ia humbur 800 mijë euro Gjilanit”, ka shkruar Haziri.

Ndryshe ai ka thënë se kostoja totale e stadiumit ka qenë 7.6 milionë euro por që është dyfishuar në 15 milionë.

“Sa për rikujtim, kostoja totale e stadiumit ka qenë 7.6 milionë euro, dhe përpos që e kanë bllokuar, kostoja e renovimit është dyfishuar në 15 milionë euro. Do të mbahen mend vetëm se si kanë dashur ta kurdisin tenderin për t’ia dhënë dikujt, e jo si kanë dashur ta shtyjnë përpara këtë projekt. Jemi gjallë dhe do ta kuptoni në detaje kur organet e shtetit do ta zbardhin në detaje si si u futën duart në dosje e duke i ndalur kamerat e sigurisë. Gjilani meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë!”, ka shkruar tutje Haziri.