Haziri: Jam i tronditur me ndarjen e parakohshme nga jeta të dr. Visar Huruglica

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili vjen nga komuna e Gjilanit, ka shprehur pikëllim pas vdekjes së mjekut të ri, dr. Visar Huruglica.

Ai, nëpërmjet profilit virtual, e ka vlerësuar lart kontributin e tij në shëndetësi për kohën sa punoi.

https://mediafokus.infoe-dhimbshme-nderron-jete-papritur-oftalmologu-i-njohur-nga-gjilani-dr-visar-huruglica/

Postimi i plotë i Hazirit:

Jam i tronditur me lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut të ri nga Gjilani, oftalmologut të njohur dr. Visar Huruglica.

Dr. Visari ka dhënë kontribut të pamatshëm për kohën sa punoi si profesionist i mjekësisë dhe vdekja e papritur është një humbje e madhe për Gjilanin e për Kosovën.

E dashur familje Huruglica, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe të më të dashurit tuaj e të mjekut tonë. Ngushëllime edhe kolegëve, shokëve e të gjithë atyre që e njohën. Zoti ia lehtësoftë dhimbjen!