Haziri: Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla, na mësuan se si duhet atdheu e si fitohet liria me sakrificë
Në 41-vjetorin e rënies së heronjve, Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ata na mësuan se si duhet atdheu e si fitohet liria me sakrificë.
Postimi i plotë:
41 vjet më parë, heronjtë Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla, na mësuan se si duhet atdheu e si fitohet liria me sakrificë, se si kryengritet për të drejta e për liri.
Të vazhdojmë bashkë, pa dallime, për një qëllim, për një atdhe, për një komb e një flamur, sepse edhe hapin e fundit na duhet ta bëjmë bashkë dhe atë hap nuk duhet ndalë për ta çuar vendin përpara. Lavdi!

