Haziri kujton Jonuz Musliun: Na e la në testament zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Kosovës Lindore
Në katër vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Kosovën Lindore, Jonuz Musliu, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur në superlativ për veprën e tij në shërbim të atdheut.
Haziri ka thënë se Musliu e la në testament zgjidhjen e problemit të shqiptarëe të Kosovës Lidnore.
Postimi i plotë:
Katër vite më parë u nda nga jeta në Janarin e lavdishëm miku im i madh, Jonuz Musliu, i cili iu bashkangjit udhës së bashkëluftëtarëve në kryengritjen për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, Kosovën Lindore e Maqedoni. Krejt jetën e tij ai ia kushtoi atdheut.
Ne kemi qenë bashkëpunëtorë të ngushtë në zgjidhjen e problemeve politike të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe të drejtave në Republikën e Kosovës.
Jonuzi na e la në testament zgjidhjen e këtyre problemeve. Nuk ka të drejtë askush që ta mohojë këtë të drejtë. Lavdi e përjetshme!

