Haziri: LDK është e madhe, do t’ia vazhdojmë mandatin kryeministrit Hoti
Pas takimit me strukturat e LDK’së në Gjilan të kryeministrit në detyrë dhe kandidatit të LDK’së për të parin e ekzekutivit, Avdullah Hoti, ka folur kryetari i kësaj partie në këtë komunë, Lutfi Haziri, raporton Mediafokus.info.
Ai ka thënë se do t’ia vazhdojnë mandatin Hotit, duke shtuar se ‘LDK është e madhe’.
Postimi i plotë:
Bashkë me strukturat e LDK-së në Gjilan, duke respektuar rregullat anti-COVID-19, e mirëpritëm kryeministrin aktual dhe në ardhje, mikun tim, Avdullah Hoti, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kemi me punu natë e ditë me ia zgjat mandatin sepse kemi shumë arsye për këtë. LDK e Gjilanit është ngritur në këmbë që ta mbështesë listën fituese.
Njëkohësisht, i prezantuam edhe pesë kandidatët tanë për deputetë: Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani, Faton Bislimi e Ramiz Ramadani. Pa LDK, s’ka as zgjidhje as zgjedhje. Roli i LDK-së është zhvillimi, ndërtimi dhe ruajtja e Republikës. LDK është e madhe. Na priftë e mbara!

