Haziri: LDK nuk do të ketë marrëveshje politike bllok me askënd

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, është deklaruar për media pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, ku u diskutuan koalicionet e mundshme me partitë e tjera për balotazhin që do të mbahet më 14 nëntor.

Haziri tha se marrëveshje politike bllok, LDK-ja nuk do të ketë me askënd.

“Kemi takuar strukturat për të bërë vlerësimet e para të zgjedhjeve lokale, kemi falënderu gjithë për këtë rezultat të mirë, këtë rikthim të LDK, ne po presim edhe numërimin e fundit të votave për të konstatu komunën e tretë që do të kalojë pa balotazh”.

“Vlerësoj të gjithë për këtë punë të madhe, për këtë rikthom të madh të LDK-së. Marrëveshje politike bllok LDK-ja nuk do ketë me askënd, marrëveshja do të jetë me qytetarë, me të cilët do të punojmë. Nga Prishtina me çdo kumunë tjetër do të angazhohemi bashkarisht”.