Haziri: LDK nuk ka nevojë të sillet si VV’ja në opozitë, roli ynë dallon si nata me ditën
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se si opozitë nuk janë me asnjërën palë, duke thënë se roli i LDK-së me partitë e tjera dallon sikur nata me ditën.
Haziri ka shkruar në ‘Facebook’ se LDK nuk ka nevojë të sillet si VV’ja në opozitë, sipas tij, LDK’së nuk i duhet as sjellja e vokacioni i PDK’së e AAK’së.
Postimi i plotë:
LDK nuk ka nevojë të sillet si VV’ja në opozitë. Nuk na duhet as vokacioni e as ‘armët’ e tyre. LDK’së nuk i duhet as sjellja e vokacioni i PDK’së e AAK’së. Në opozitë jemi duke u ndërtuar si parti lidere brenda Kuvendit të Republikës, e cila nuk është as me atë palë e as me këtë palë. Roli ynë dallon si nata me ditën!

