Haziri: Lutemi që kjo tragjedi të mos përsëritet kurrë

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me kryekuvendaren Vjosa Osmani, kanë qëndruar për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca.

Haziri lutet që kjo tragjedi të mos përsëritet kurrë.

“Bashkë me kryepalamentaren Vjosa Osmani, qëndruam në familjen Bllaca, për t’iu shprehur ngushëllime. Është shuar një familje dhe kjo është tragjedia më e madhe që mund t’i ndodhë dikujt. Jemi me ju për ta ndarë dhembjen në këto momente të rënda. Zoti ua lehtësoftë dhembjen familjes së gjerë Bllaca. Lutemi që kjo tragjedi të mos përsëritet kurrë!”, ka shkruar Haziri në llogarinë e tij në Facebook./MediaFokus/