Haziri: Na paska lënë besniku i vizionit të Ibrahim Rugovës, Kolë Berisha

Nënkryetari i parë i LDK’së, Lutfi Haziri, ka shprehur dhimbjen me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Republikës, Kolë Berisha.

Haziri ka shkruar se Berisha ishte besniku i vizionit të Ibrahim Rugovës për liri, pavarësi e demokraci.

“Na paska lënë i urti, njeriu i sakrificës, intelektuali ndër më të shquarit e kohës, veprimtari i madh, besniku i vizionit të Ibrahim Rugovës për liri, pavarësi e demokraci, Kolë Berisha. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëveprimtarëve, miqve e farefisit. Lamtumirë, baca Kolë!”, ka shkruar Haziri./mediafokus.info/